“Rashica është temë e mbyllur”, Leverkusen i jep edhe një “goditje të fundit” sulmuesit shqiptar

Milot Rashica ishte shumë pranë transferimit të Bajerit të Leverkusenit merkaton e kaluar, por në fund 24-vjecari qëndroi përsëri tek ekipi i Verder Bremen. Gjërat shkuan më keq për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, pasi do të jetë larg fushës së gjelbërt të paktën deri në muajin janar, për shkak të një lëndimi serioz.

Mungesa e aktivitetit si duket e ka mbyllur plotësisht kapitullin e transferimit të Rashicës tek Leverkuseni. Drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Simon Rolfes u shpreh se tashmë kryesia e klubit nuk është më e interesuar për lojtarin shqiptar.

“Kishte një konsiderim të skuadrës për të në verë. Ne do të rishikojmë blerjet për skuadrën në dimër, por Rashica është një temë e mbyllur”- u shpreh drejtori sportiv. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *