Rapo ia thotë hapur presidentit të Luftëtarit: Qënka luftë, po ka 8 rroga dhe 3 qera pa më paguar

Presidenti i Luftëtarit, Bekim Halilaj, ka supozuar se futbollisti Donald Rapo ka firmosur me ekipin e Laçit, në një kohë që nuk është ndarë me bluzinjtë. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë futbollistit që ka sqaruar gjithçka.

Ai shprehet se po bën vetëm stërvitjen me Laçin, pasi nuk ka një ekip për momentin, për të qenë më në formë. Ndërsa kur flitet për “luftën” e hapur, Rapo tregon se presidenti i Luftëtarit ka 8 rroga pa paguar për të dhe 3 muaj të qeras të shtëpisë.

Reagimi

Sqarim: ne lidhjen time me Luftetarin dua te them qe me vjen shume keq qe ajo deklarat e z.Bekim Halilaj qarkullon ne media. Une si futbollist profesionist kam dale ne stervitje me ekipin e Lacit per arsye qe mos te jem i pa pergatitur, dhe hedh poshte fjalet qe jan thene qe une kam firmosur nje kontrat me ekipin e Lacit. Si mund te firmos nje kontrate tjeter kur une i di shume mirre rregullat qe : kur nje futbollist eshte nen kontrate nuk mund te firmosi nje kontat te re?! Sipas meje kjo deklarat e dhene sot per shtyp qenka si nje lufte e hapur mes meje edhe presdentit te Luftetarit i cili mua me ka 8 rroga pa paguar plus qeraja e shpis qe eshte 3 muaj pa paguar. Une si mund te shkoj te paraqitem ne stervitje ne Gjirokaster?! Une kam 4 vjet e gjysem me Luftetarin dhe si mund te vije nje president me 3 muaj dhe te hedhi poshte gjith djersen mundin tim ku kam lujt me shpirt kam dhene per Luftetarin si te isha nje Gjirokatrit. Nuk e kuptoj kush e ka genjyer Z Halilaj qe une nuk kam bere padin ne federat per prishjen e kontrates!? Kerkesen e kam bere ne daten 20 Dhjetor per djeni te klubit dhe fshf nepermjet avokatit tim.

Presidenti ka kerkuar ne federat qe une si futbollist te fale te gjitha leket qe me ka dhe te mar lejen e kalimit.

Ne muajin Gusht une kam hapur nje gjyq per pagat e prapambetura por me premtoj qe me dat 30 Nentor une do i merja pagat e prapambetura si dhe rashe dakort per uljen e pages time mujore me iden qe do merja leket e prapambetura. Keshtu qe u detyrova te hiqja dore nga gjyqi.

Uroj qe te kete nje ze nga shoket e mi te skuadres,uroj te kete nje ze nga presidenca qe luftetari te arrije aty ku ishte ,ne majat e europes dhe jo ku po e cojne.! Faleminderit

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online