E keqja për Eros Grezdën te Rangersi nuk ka fund. Pas një sezoni tërësisht zhgënjyes dhe pas një merkato ku nuk u gjet asnjë skuadër e re për sulmuesin shqiptar, vazhdoi të mbetej pjesë tek të rinjtë e skocezëve.
Ky ishte edhe vendimi i trajnerit Gerrard që nuk ka ndryshuar ende, që përsa kohë Grezda do të jetë pjesë e Rangersit dhe nuk do të largohet, do të luajë me të rinjtë. Kjo ndodhi edhe në përballjen e djeshme ndaj Ballymena, atje ku u fitua me rezultatin 1-0.
Grezda e nisi nga minuta e parë dhe u largua në të 84-tën. Por ekipi skocez ka hapur një hetim të ri për sulmuesin e Shqipërisë, pasi është akuzuar nga ana e kundërshtarëve se ka pështyrë Andrew Burns. Të paktën kjo ishte ajo që pretendohej nga rivalët iralndezë, ndërsa takimi u shoqërua edhe me incidente të shumta. /Sport Ekspres/