Mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos, ka premtuar se nuk do të tërhiqet nga kombëtarja, edhe sikur të jetë me mjekër të bardhë nga thinjat në Botërorin e Katarit, në vitin 2022. “Tmerrësisht e vështirë të largohesh kështu, pas kaq shumë orësh, përpjekjesh e përkushtimi. Ndoshta nuk ishte momenti ynë më i mirë, por largohemi pa humbur asnjë ndeshje. Do doja të vazhdoja të luaja për Spanjën për shumë vite, do të shkoj në Katar me mjekër të thinjur nëse do jetë nevoja”.
Më pas, në Twitter Ramos shkruajti: “E dhimbshme, por askush nuk duhet të dyshojë se do të kthehemi dhe do ta tentojmë sërish. Në humbje ndihem edhe më krenar që jam spanjoll”.
Duele mucho, pero que nadie dude que lo volveremos a intentar una y otra y otra vez.
Algunos se irán y otros vendrán pero todos defenderemos esta camiseta con pasión y respeto.
En las derrotas es cuando más orgullo siento de ser español.
????1?5?????#VamosEspaña ?? pic.twitter.com/fFkHs3QAus— Sergio Ramos (@SergioRamos) July 1, 2018
Mbrojtësi 32-vjeçar, i cili ka luajtur 156 ndeshje për Spanjën, një ditë pas eliminimit ka përdorur Instagramin për të bërë bilancin e sezonit: “Sot mbyllet sezoni ynë dhe bëhet një bilanc, pasi gjithnjë i analizojmë gjërat. Me Realin ka qenë një sezon me hije, por edhe me një dritë të madhe, sepse bëmë diçka historike në Champions League.
“Largimi i Zidan ishte diçka e hidhur, por secili është i lirë të bëjë zgjdhjet e tij. Përjetësisht mirënjohës trajnerit tonë.
“Për sa i përket Spanjës: një sfidë që e përballuam me gjithë energjinë e kësaj bote. Pa debutuar ende ndodhi diçka e papritur. Nuk do të jap opinion, por mungesa e stabilitetit nuk është kurrë një bashkudhëtar i mirë. Pavarësisht kësaj, ruajtëm kohezionin, forcë e grupit dhe energjinë e një grupi kolegësh e miqsh. Ndoshta shumë njerëz mendojnë se mund të bënim më shumë, por nuk ditëm si të bënim më shumë. Dhamë gjithçka, deri në pikën e fundit të djersës dhe të energjisë.
“Do të pranojmë çdo koment dhe kritikë, por unë jo vetëm që nuk ndhem i turpëruar, por jam krenar që jam kapiten i kësaj skuadre të madhe.
“Në fund, një përmendje të veçantë për një mik në të mirë e në të keq, që na ka bërë të ndihemi në mënyrë të mrekullueshme. Andres Iniesta, ka qenë një kënaqësi të eci në këtë rrugë me ty. Siç e thashë dje, do doja të ishe larguar me një kujtim më të mirë.
“Jeni të lirë të mendoni se dështuam, por ne preferojmë të mendojmë se është një mundësi e re për të qarë, për të mësuar, për t’u ringritur, për t’u rritur dhe për të vijuar luftën. Do ta bëjmë, kjo është e sigurt”.