Real Madrid ndjek hapin e rivalëve kryesor për fitimin e titullit duke fituar përballë Eibarit me rezultatin 3-1. Të tre golat për madrilenët u shënuan në pjesën e parë. Goli më i veçantë i takimit erdhi nga qendërmbrojtsi, Sergio Ramos, që është edhe njëherësh kapiteni i ekipit. Me një sprint të tipit “Usain Bolt”, spanjolli vrapoi rreth 70 metra për të shënuar golin e dytë të takimit. Pasi i pasoi topin sulmuesit të qendrës, Karim Benzemas, Ramos vazhdoi të vraponte drejt sulmit duke ndjekur lojën.
Benzema gjeti Eden Hazard, i cili ja dha përsëri topin mbrojtësit, i cili me portën e boshatisur finalizoi një aksion model. Gola të tillë janë të vështirë për tu realizuar, aq më pak kur bëhet fjalë për një mbrojtës që është në moshën 34 vjeçare. Reali Madridi është më pranë se kurrë fitimit të titullit, sepse ndodhet vetëm 1 pikë larg nga Barcelona, që është kryesuesja e tabelës. Kryeqytetasit kanë një fitore përballë katalanasve, duke treguar një formë mjaft të mirë edhe pas eksodit të madh të lojtarëve, ku veçojmë dhe ikjen e superyllit të ekpit, Cristiano Ronaldo. /Sport Ekspres/
Vintage Real Madrid counter attack. pic.twitter.com/MsXToRcK7W
— Ryan. (@Rygista) June 14, 2020