Kapiteni i Spanjës, Serxho Ramos, foli pas eliminimit të “furisë së kuqe” nga Rusia. Mbrojtësi nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si u sollën rusët në këtë takim, pasi mendon se vendasit donin që të shkonin drejt penalltive.
“Ne po largohemi me kokën lart. Rusët që nga fillimi i ndeshjes donin të shkonin te penalltitë, kjo ishte e vetmja mënyra që mund të dëmtonim veten.
Shpresoj që nuk është kampionati i fundit botëror për këtë gjeneratë. Shumë e dhimbshme të largohesh kështu, me këta lojtarë. Jam krenar për ta, si kapiten, pasi ne dhamë shpirtin në fushë për të fituar. Bëmë gjithçka çfarë ishte e mundur”, – u shpreh lojtari i Real Madridit.