Rama zyrtarizohet te Partizani, plasin gjobat për lojtarët

Drejtuesit e klubit u kanë komunikuar objektivin e ri ekipit. Humbja ndaj Laçit është shoqëruar edhe me gjobë financiare për lojtarët. Nëse realizojnë objektivin, anulohet gjoba dhe ka shpërblim për lojtarët

Eraldo Harlicaj

Partizani po kalon një moment të keq, pasi ndeshje e parë e fazës së dytë nuk solli asnjë ndryshim dhe ishte në vazhdën e sfidave të fazës së parë. Ekipi nën drejtimin e Sulejman Starovës nuk arriti të bënte më shumë se sa nën drejtimin e italianit Mark Juliano.
Humbja kundër kurbinasve në Laç, aq më tepër edhe loja skandaloze e ekipit nuk ka lënë aspak të kënaqur drejtuesit e klubit që kanë nisur të veprojnë me “dorë të hekurt” kundrejt lojtarëve.

MBLEDHJA – Drejtuesit e klubit kanë pasur një diskutim mes tyre në lidhje me masat që do të ndërmerren kundër ekipit dhe është rënë dakord që skuadrës t’i vendoset një gjobë financiare, por edhe një ultimatum në lidhje me 3 ndeshjet e ardhshme. Aty ku Partizanin e pret një kalendar ferri.
Presidenti Gaz Demi është dakordësuar me mendimet e paraqitura nga zyrtarët e tij dhe ka pranuar që ndaj lojtarëve të merren masa. Numri një i klubit është i zhgënjyer nga paraqitja e Partizanit deri tani dhe kërkon një reagim nga skuadra.

GJOBA FINANCIARE – Burime të besueshme, pranë klubit të kuq për “Sport Ekspres”, bëjnë me dije se kryeqytetasit kanë vendosur të gjobisin lojtarët financiarisht, pas paraqitjeve të dobëta. Kjo jo vetëm në lidhje me humbjen kundër Laçit, por edhe me ecurinë kampionatit deri në këto momente që flasim.
Shifra që janë gjobitur lojtarët është 4 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme për pjesën më të madhe të tyre. Dikush duhet të heqë dorë nga një rrogë mujore, e dikush tjetër edhe nga dy e tri. Lojtarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e klubit, pavarësisht se e dinë se diçka e tillë pritej pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme.

ULTIMATUMI – Drejtuesit e klubit u kanë vendosur ultimatum lojtarëve për 3 ndeshjet e ardhshme. “Demat e kuq” duhet të marrin 7 pikë për të kënaqur drejtuesit. Trajneri Sulejman Starova dhe lojtarët janë mësuar me këtë fakt. Fitorja është detyrim që nga ndeshja e ardhshme me Kukësin, në sfidën ndaj Skënderbeut dhe Lushnjen.

ANULIMI I GJOBËS – Futbollistët e kanë vetë në dorë anulimin, apo jo të gjobës. Nëse arrijnë të realizojnë objektivin e vendosur nga drejtuesit e klubit dhe të marrin 7 pikë në 3 ndeshje do të arrijnë “shkrijnë” dënimin financiar. Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur gjobën e akorduar nga drejtuesit e klubit të kuq. Një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar nga lojtarët e kuq.

SHPËRBLIMI – Të njëjtat burime tregojnë për “Sport Ekspres” se në rast se lojtarët arrijnë të realizojnë objektivin, jo vetëm që do të anulohet gjoba, por do të ketë edhe shpërblim për futbollistët e kuq dhe grupin e lojtarëve. Ky është i vetmi motivim për ekipin e kuq që po kalon një moment mjaft të vështirë.

 

Olsi Rama zyrtarisht “i kuq”, e nis me gjobat
Ishte në ajër prej ditësh, por tashmë është praktikisht zyrtare: Olsi Rama është drejtori i ri i Partizanit, në një pozicion ende të paqartë, sepse te Partizani ka drejtorë me shumicë. Me sa duket vëllai i kryeministrit do të marrë si pozicion atë të drejtorit të përgjithshëm, ndërsa Luçiano Moxhi do të jetë këshilltar i presidentit, natyrisht me fuqi të mëdha vendimmarrjeje, por tashmë Rama do të ketë një rol po aq të rëndësishëm, duke bërë që pushtetet të ndahen disi dhe presidenti Demi t’i besojë një shqiptari organizimin e klubit, duke parë që Moxhi dhe Preiti nuk është se e kanë të lehtë në Shqipëri, në një ambient të huaj dhe me mentalitet të vështirë.
Rama ka nisur punë që para dy ditësh, duke u prezantuar në një mbledhje ku ka dhënë edhe “mandatën”: gjoba 4 mijë euro për çdo futbollist, por edhe paralajmërim për reagim të fortë në Kukës nesër, përndryshe do të vijojë reprezalja.Shtatë pikë në tri ndeshje,
jepet 4 mijë euro gjobë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online