Rama zbardh të vërtetën: Pati debat pas ndeshjes me Lerdën, na penalizuan mungesat dhe eksperimentimet në formacion

Në “Selman Stërmasi” Partizani ishte i pafatë në gjetjen e një fitore mjaft të kërkuar ndaj Kukësit. Verilindorët u panë se nuk kishin ardhur për më tepër se një pikë pas atyre ndeshjeve jo të mira të shënuar në këto javë. Megjithëse skuadra e Duros tentoi në disa raste me Abazaj, Rrocaj dhe deri diku Et’hemaj bënë disa tentativa dëshpëruese.

Megjithëse të kuqtë ngulmuan pafundësisht, të dy skuadrat u ndanë në paqe me rezultatin 0-0. Një barazim deri diku edhe i drejt pasi skuadra kryeqytetase nuk e shtoi asdopak dozën e sulmit me tre lojtarë. Barazimi nuk ka kënaqur as drejtorin teknik Olsi Rama i cili gjatë emisionit “Rubrika Sportive” tregon një tjetër element për të cilin Partizani po krijon.

“Barazimi nuk më kënaq asnjëherë duke parë mënyrën sesi po shkon kampionati . Megjithatë më kënaq ekipi, lojtarët dhe loja e tyre. Jemi herët për të folur për pretendimet por më vjen mirë që lojtarët i përgjigjen trajnerit dhe skemave të tij. Dhe për ne kjo është sfida jonë më e madhe, të krijojmë një ekip për të ardhmen. Patëm shumë mungesa dhe improvizuam në formacion me 3-5-2, aq të kritikuar në Shqipëri por që ne na rezultoi mirë.

Hakaj nuk ishte as në stol, Idrizaj sapo është kthyer, Trashin nuk e shtynim dot para pasi dhe ai pati disa shqetësime. Mungonte Telushi dhe Broja nuk luajti në pozicionin e tij. Por që u munduam të mos ulim intensitetin e lojës. Mund të ketë pasur debate, madje ka pasur me Lerdën por ju sigurojë që nuk ka plasur grushti siç u raportua. Debatet janë pjesë e punës”- ka thënë Rama./Sport Eskspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online