Kukësi ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes me Albi Allën, i cili më parë kishte njoftuar largimin nga verilindorët përmes një postimi në rrjetet sociale. Shumë falënderime nga ana e mbrojtësit, ndërkohë që tani ishte radha e Kukësit.
“Pas dy viteve pranë skuadrës së FK Kukësit, Albi Alla e mbyll aventurën me ne. E falënderojmë për kontributin e dhënë ndaj nesh dhe i urojmë suksese në vazhdimësi”, shkruhet në njoftimin e Kukësit, që më parë ka mbyllur bashkëpunimin edhe me Rustem Hoxhën.
Sa i takon Allës, ai momentalisht ndodhet në Vlorë dhe nga momenti në moment pritet të zyrtarizohet pjesë e Flamurtarit, pasi e ka gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.532016900276995/1536466763165332/?type=3&theater