E ka ndjerë fajin mbrojtësi kroat Marko Radas, i cili pas ndeshjes ka theksuar se ka vepruar gabim me atë sjellje që bëri në fushën e lojës: “Ishte një moment, që nuk duhej ta zgjidhja ashtu. Janë çaste kur edhe ne nuk e kontrollojmë veten me qetësi. Loja edhe të nxeh, por tani që jam i qetë, e kuptoj se nuk veprova mirë. Kërkoj falje për veprimin, por më shumë ndaj ekipit, sepse e lashë me një lojtar më pak në kohën kur kishte më shumë nevojë për lojën time”, – u shpreh futbollisti i Skënderbeut pas ndeshjes.
ZEMËRIMI – Marko Radas e ka zbrazur zemërimin e tij në Instagram, me një foto të këmbës së tij të çarë keqas, që ishte edhe arsyeja pse nisi të debatonte me arbitrin Juxhin Xhaja dhe me pas shau disa tifozë që po e ofendonin.
“Juxhin Xhaja, pse nuk më dhe karton të kuq direkt pas faullit që bëra? Nuk ke faj ti. Kur ta gjesh copën që më mungon nga këmba, me shkruaj”, shkruan Radas në foton ku pasqyrohet dëmtimi i tij.