Greqia arriti që të fitonte ndaj Kosovës me shifrat 2-0. Kështu grekët marrin vendin e parë dhe e sigurojnë përfundimisht, duke mos i dhënë asnjë mundësi dardanëve për të ëndërruar më tej. Por skandali i madh ishte sul.mi i tifozëve të Greqisë kundrejt atyre shqiptarë të Kosovës.
Për më tepër, Amir Rrahmani tregoi edhe turpin e radhës. “Trajneri i Greqisë më shau kur unë protestova tek gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet ta shajë një futbollist, por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha Rrahmani. /Sport Ekspres/