“Arrogantë, u duket sikur po na bëjnë nder që po luajnë për Shqipërinë”, Tufa kritikon Bajramin: Nuk e kam dëgjuar të thojë një herë…

Bashkim Tufa ka qenë i ashpër me lojtarët e Kombëtares shqiptare. Gazetari i njohur është shprehur gjatë emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” se futbollistët po shfaqin arrogancë, në një kohë kur duhet të ulin kokën dhe të jenë falenderues për faktin se po veshin fanellën e Shqipërisë. Më tej kritikon edhe Nedim Bajramin për deklaratën e dhënë pas ndeshjes, kur shprehu habinë për zëvendësimin e bërë nga Edi Reja në pjesën e dytë.

“Kanë një lloj arrogance këta futbollistë. Kush janë këta sulmues? Cfarë janë këta? Duket sikur ata po na bëjnë nder të madh që ne po i japim fanellën e Shqipërisë. Të vijnë me kokën ulur dhe të thonë: “Faleminderit që po përfaqësojmë Shqipërinë. Faleminderit që po na besoni jut 3 milionë njerëz të veshim fanellën”. Këtë duhet të shohin, sepse unë nuk e kam dëgjuar Bajramin një herë të thojë: “Ky trajneri i Empolit nuk e di përse më ndërroi mua”. Ku e merr guximin ky?”, është shprehur Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online