Antonio Di Natale ka kaluar disa momente paniku pak ditë më parë, teksa u bë pre e një grupi gra.bitësish. Ish-futbollisti i njohur italian rrëfen ngjarjen për mediat, ndërsa shton se ag.resorët i ngjasuan si shqiptarë. E gjithë situata zgjati rreth 20 minuta dhe gra.bitësit u larguan me një orë të çmuar dhe një gjerdan nga shtëpia e Di Natales.
“Ne jemi të gjithë mirë, tani jemi të qetë. Por ishin momente frike të madhe. Gjithçka zgjati maksimumi njëzet minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë. Ata ishin sigurisht të huaj, dukeshin si shqiptarë. Ishin pesë të tillë dhe të ar.matosur. Morën vetëm një orë. Sigurisht e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan nga djali im. Kjo është e gjitha. Ata nuk kanë prekur askënd dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë jemi mirë”, ka rrëfyer Antonio di Natale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/