“Qyteti ynë u shkatërrua”! Lojtari tregon në Turqi sesi qeni i shpëtoi jetën gruas së tij: Filloi të lehte përpara tërmetit, e zgjoi nga gjumi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dhe shumë njerëz kanë ndërruar jetë. Në mes të lajmeve të trishtueshme që vijnë nga ky vend mund të gjejmë sadopak momente emocionuese nga historitë e personave që kanë mbijetuar mrekullisht. Një i tillë i përket edhe portierit të Adana Demispor, Goran Karacic. Gruaja e boshnjakut ishte në Adana, ku tërmeti ka shkatërruar gjysmën e qytetit. Falë lehjes së qenit disa sekonda përpara nisjes së tërmetit, gruaja e futbollistit u zgjua nga gjumi dhe arriti të shpëtonte në kohë.

“Ne jemi të gjithë në shok. Kaosi mbretëron në Adana, qyteti ishte gjysmë i shkatërruar. Dje ne mbërritëm në Stamboll ku duhej të luanim ndeshjen me Umraniyespor, por gjithçka u anulua, mendja nuk shkon te futbolli tani. Ishim me fat që qeni ynë filloi të lehte një minutë para se tërmeti të fillonte dhe kështu e zgjoi gruan time. Kur tërmeti nisi, mblodhi menjëherë dokumentet e rëndësishme dhe doli në rrugë. Me shumë gjasa qeni i shpëtoi jetën”, tha portieri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online