Qeveria greke urdhëron pezullimin e kampionatit

Kampionati grek pezullohet, me urdhër të qeverisë greke, e mbledhur sot në mënyrë urgjente, pas ngjarjeve të fundit, me ndeshjen PAOK-AEK që u ndërpre dje, pas kaosit që pasoi anulimin e një goli në minutën e fundit të ndeshjes.

Zëvendësministri i sportit në Greqi dha lajmin mesditën e sotme, duke sqaruar se ndërprerja vjen për shkak të disa episodeve rresht që kanë alarmuar shtetin, nga ndeshja PAOK-Olimpiakos e deri tani.

Dhunë fizike, dhunë verbale, akuza, intriga e armë në fushë, tashmë qeveria ndal gjithçka dhe kampionati nuk do të rinisë, pa u gjetur një marrëveshje që kampionati të zhvillohet normalisht, pa ndërhyrje e polemika, përtej vendimeve të arbitrave.

Qeveria greke ka komunikuar edhe me UEFA-n, që po ndjek me shqetësim ngjarjet, por ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë, sepse është një problem i Greqisë, që duhet ta zgjidhë vetë, sa më shpejt, duke dënuar fajtorët dhe duke garantuar futboll normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online