Qetësohet Daja, Skënderbeut i kthehen senatorët

Lajme të mira për trajnerin Ilir Daja. Radas, Soue, Vangjeli dhe Osmani do të jenë gati për ndeshjen me Lushnjën. Mungesat e vetme janë Mici dhe Dita

Leonard Trebicka

Skënderbeu luan nesër në Lushnjë ndeshjen e javës së 15-të, për të cilën korçarët kishin vetëm dy ditë kohë për të përgatitur. Të mërkurën ata luajtën ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Besëlidhjen, ku fituan 3-1. Seanca e parafundit stërvitore ishte pasditen e djeshme, ndërsa sot mbyllen përgatitjet, por ajo që e ka gëzuar më shumë trajnerin Daja ka të bëjë me rikthimet e shumta në këtë transfertë. Dhe janë rikthime me shumë peshë. Në takimin e fundit në Laç, ku korçarët pësuan humbjen e parë të kampionatit, trajneri Ilir Daja nuk kishte në dispozicion plot 5 futbollistë. Në ndeshjen e nesërme nuk do të ketë gati vetëm Gledi Micin të skualifikuar nga kartonët dhe Bruno Ditën, i cili ka filluar gradualisht me grupin, por ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin në dorë.

RIKTHIMET – Për Skënderbeun nesër rikthehen jo pak lojtarë, duke filluar me Kristi Vangjelin. Mbrojtësi i krahut të djathtë mungoi në Laç, ku shleu kartonin e kuq të marrë ndaj Kukësit. Në Lushnjë do të jetë në fushë nga fillimi, ndërsa Taku pritet të luajë në sulm apo mesfushë. Një tjetër rikthim me shumë peshë është ai i sulmuesit Ali Soue. Futbollisti nga Gambia është rikuperuar 100% dhe është çlodhur mjaftueshëm. Luajti disa minuta në Laç, por vinte nga dëmtimi dhe nuk ishte në 100% të formës së tij. Por një tjetër rikthim me shumë vlera është edhe ai i Marko Radasit. Kroati nuk luajti në takimin e fundit të kampionatit, për shkak të një dëmtimi, por dje ka qenë në stërvitje me skuadrën, madje ka punuar me ritëm të lartë, që do të thotë se nesër është gati të luajë titullar. Sot pritet që edhe Tefik Osmani ti bashkohet ekipit në stërvitje, sepse edhe ai tashmë e ka kaluar gjendjen gripale. Gjithsesi, Osmani mendohet ta nisë nga stoli ndeshjen e nesërme, duke pasur parasysh mungesën e disa ditëve në stërvitje.

FORMACIONI – Mungesa më e rëndësishme për Skënderbeun është ajo e Gledi Micit të pezulluar. Në vend të tij do të luajë detyrimisht Fidan Aliti, i cili im liron vendin në qendër Radasit. Jashanica dhe Vangjeli plotësojnë repartin e prapavijës, bashkë me portierin Shehi. Në mesfushë, Lilaj mund të luajë bashkë me Muzakën dhe Takun, ndërsa përpara në sulm do të jenë Xhejms, Gavazaj dhe Soue. Dita nuk është i gatshëm për trajnerin Daja, pa përendur këtu edhe sulmuesin Martin Nespor, që i ka thënë lamtumirë Skënderbeut.

KUNDËRSHTARI – Lushnja mbyll tabelën e klasifikimit në Superiore, por korçarët e kanë vlerësuar maksimalisht transfertën e së shtunës, sepse javët e fundit kanë lënë goxha pikë dhe në Roza Haxhiu mendojnë vetëm trepikëshin. Për ekipin e Dajës fitorja në Lushnjë është detyrim. Lushnja vjen nga fitorja me Kukësin në transfertë dhe kjo mjafton për të kuptuar se diferenca e madhe e pikëve në tabelën e renditjes nuk do të thotë asgjë. Madje sot pritet të ketë edhe një takim të presidentit Ardjan Takaj me grupin e futbollistëve. Takaj kërkon nga të tijtë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, teksa Skënderbeu pas Lushnjës pret Teutën në Korçë. Nëse realizohet ky objektiv, bardhekuqtë e kanë arritur objektivin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online