Qesharake/ Zëvendës trajneri i Kosovës akuzon Shqipërinë si Alfred Cako: I ka dhënë banesa lojtarëve vetëm që të lënë Kosovën

Është vërtet qesharake, por situate ka shkuar deri këtu. Arbnor Morina apo Alfred Cako, përcaktimin duhet ta gjeni ju! Zëvendës trajneri i Kosovës, ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”. Ai u shpreh se te Shqipëria, po i japin banesë lojtarëve të Kosovës, që të vishen kuqezi. Sipas teorisë konspirative të Morinës, kjo ka ndodhur edhe me Albion Rrahmanin.

“E çfarë t’i bëjmë atyre lojtarëve që thonë: “Po, po, po” dhe në fund thonë “Jo”. Kemi gjetur lojtarë që luajnë në liga të ulëta, që askush tjetër nuk i ndiqte. Sic u bë edhe me Rrahmanin e Rumanisë, ne e dimë se kush i ka ofruar banesë dhe ku ia kanë ofruar banesën. Temë është përshembull, të gjithë ju e dini që ka qenë marrëveshja mes Dukës dhe Vokrrit që të mos preken lojtarët. Pse Shqipëria po i prek lojtarët tani?”, tha Morina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *