Policia ka vendosur nën pranga një të dyshuar për ngjarjen e vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, presidentit të FSHF. Bëhet fjalë për shtetasin 34-vjeçar, Arlen Hasanaj. Disa media me burime të afërta pranë policisë zbuluan në ditën e djeshme se flitej për një klient të pakënaqur nga bizneset e Dukës.
Megjithatë, presidenti i FSHF mohoi vërtetësinë e këtyre lajmeve në “Ora Neës”. Duka është shprehur se e gjitha kjo është shumë qesharake pasi nuk ka pasur asnjë përplasje në lidhje me biznesin. Nga ana tjetër Hasanaj nuk kishte asnjë precedencë penale më herët, teksa ka biznes në Durrës dhe mbi të gjitha po kthehej nga Tirana për në qytetin e tij. /Sport Ekspres/