Muçi gjendet në vendin e duhur, klubet nga Premier League dhe Bundesliga “peshkojnë” talentet më të mira të Polonisë

Një vit më parë Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë duke firmosur me Legian e Varshavës. Një klub me traditë të gjerë në futbollin polak, që nuk i kanë munguar trofetë ndër vite. Megjithatë synimi shkon përtej Polonisë e për të mbërritur atje Muçi është duke ndjekur rrugën e saktë. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës gjendet në vendin e duhur, pasi “Ekstraklasa“ gjithnjë ka qenë në sytë e ligave më të forta të Europës.

Klubet e Premier League-s apo Bundesligës pëlqejnë të “peshkojnë” talentet më të mira të kampionatit polak dhe këtë e tregojnë vetë listat e trasferimeve. Duke nisur që nga sezoni 2019/20 plot 15 lojtarë të rinj dhe të perspektivës kanë lënë Poloninë për Anglinë, Gjermaninë apo Francën.

Brightoni ka blerë kartonin e 3 lojtarëve të kampionatit polak, ndërsa në listë përfshihet edhe Norwich-i apo Derby. Ndërkohë edhe Ëolfsburgu duket se e parapëlqen produktin e nxjerrë nga kampionati polak, teksa që nga sezoni 2019/20 ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve. Mundësitë janë aty, ajo çfarë Muçit i mbetet është të tregojë në fushën e lojës se sa vlen./Sport Ekspres/

Lista e talenteve të dala nga kampionati polak që janë trasferuar në Europë që nga sezoni 2019/20:

Kacper Koz?owski (Pogo? Szczecin -> Brighton) – 11 milionë euo

Jakub Moder (Lech Pozna? -> Brighton) – 11 milionë euro

Jakub Kami?ski (Lech Pozna? -> VfL Wolfsburg) – 10 milionë euro

Rados?aw Majecki (Legia Warsaw -> AS Monaco) – 7 milionë euro

Micha? Karbownik (Legia Warsaw) -> Brighton) – 5.5 milionë euro

Sebastian Szyma?ski (Legia Warsaw -> Dynamo Moscow) – 5.5 milionë euro

Kamil Pi?tkowski (Raków Cz?stochowa -> Red Bull Salzburg) – 5 milionë euro

Bartosz Bia?ek (Zag??bie Lubin -> VfL Wolfsburg) – 5 milionë euro

Kamil Jó?ëiak (Lech Pozna? -> Derby County) – 4.3 milionë euro

Adam Buksa (Pogo? Szczecin -> New England Revolution) – 4.2 milionë euro

Patryk Klimala (Jagiellonia Bia?ystok -> Celtic) – 4 milionë euro

Jaros?aw Niezgoda (Legia Warsaw -> Portland Timbers) – 3.45 milionë euro

Przemys?aw P?acheta (?l?sk Wroc?aw -> Norwich) – 3 milionë euro

Josip Juranovi? (Legia Warsaw -> Celtic) – 3 milionë euro

Tymoteusz Puchacz (Lech Pozna? – Union Berlin) – 2.5 milionë euro

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online