Interi pret një surprizë të madhe nga Cagliari kundër Napolit për të fituar titullin kampion në Serinë A, por ndryshe nga java e parafundit, këtë herë duket se nuk do të kemi aspak surprizë.
Kjo për shkakun se të gjitha sinjalet tregojnë se Napoli është i sigurt drejt titullin kampion. Te Cagliari do të bëjë rotacion në formacion dhe do të aktivizojnë lojtarët me më pak minuta, ndërsa stadiumi, do të jetë vetëm i Napolit.
Për herë të 14 në këtë sezon dhe për herë të 9 radhazi, stadiumi do të jetë i tejmbushur në kapacitetin maksimal. Por sot për herë të parë stadiumi i Napolit do t’i përkasi vetëm…Napolit. Klubi i Napolit është kujdesur që të jetë një ditë feste dhe të mos lërë as tifozët miq që të jenë në stadium dhe një fakt shumë interesant dhe paksa qesharak është pjesa që Napoli ka lejuar vetëm 10 bileta sot për Cagliarin, pra në stadium do të ketë vetëm 10 tifozë të Cagliarit. /Sport Ekspres/