Në Premier League po ngrihen shumë diskutime sa i përket kalendarit të ngjeshur dhe “Boxing Day” që nuk u hoq nga Federata. Guardiola dhe Klop kanë qenë kundër këtyre përballjeve pasi lojtarët e tyre duhet të sforcohen në shumë ndeshje që zhvillohen në pak ditë.
Por goditja që i ka dhënë ish-presidenti i Crystal Palace, Simon Jordan, ishte një heshtje e madhe që duhet të ndjeki të dy trajnerët. “Futbolli është ndërtuar mbi kulturën e shpikjes së justifikimeve dhe çfarëdo që u jep njerëzve nuk u mjafton. Të thuash që je mirë? Të shtrëngosh veten dhe të kuptosh sa të lumtur je? Nëse nuk do të kishte futboll, gjysma prej jush do të punonin në një Fast Food.
Qepeni gojën! Fitojnë 10 milionë paund në vit dhe ankohen për ato që nuk kanë. Të gjithë e kuptojmë dinamikën e kësaj loje dhe në një moment të vitit luhet për audiencën. Ky është momenti dhe njerëzve u pëlqen tradita për të luajtur ndeshje në këtë periudhë. A e keni harruar pse jeni këtu? Nëse nuk do të ekzistonte ai interes, nuk do të paguheshit dhjetëra milionë çdo vit”, tha Jordan. /Sport Ekspres/