Kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Jirzi Prochazka, ka disa metoda vërtet interesante për t’u përgatitur për ndeshjet. Luftëtari i njohur çek, i cili u bë kampion në qershor duke mposhtur Glover Teixeira, ka pasur gjithmonë metoda stërvitore interesante dhe të ndryshme në krahasim me të tjerët.
Meditimi është diçka që për të është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, por ajo që ka bërë së fundmi nuk shihet shpesh në botën e sportit. Prochazka kalon tre ditë në errësirë të plotë. Nuk ka dritë në dhomë dhe nuk ka ushqim. Kështu ai lufton demonët dhe stërvit mendjen e tij.“Vetëm tre ditë në errësirë dhe atje mund të përballesh me të gjithë demonët e tu. Nuk dua të flas shumë për këtë. Është çështje ime personale”, ka thënë luftëtari çek, por megjithatë ka zbuluar disa gjëra.
“Ndihmon shumë sepse je vetëm atje. Për herë të parë vendosa të bëj diçka të tillë pa ushqim. Kisha vetëm ujë. Ndihesh shumë më mirë kur nuk ha ushqim sepse i ndjen fort të gjitha proceset në trupi. Mendja punon shumë. Tri apo edhe katër ditë pa ushqim nuk janë asgjë. E përdor për të kuptuar se kush jam në të vërtetë dhe më pas mund të filloj stërvitjen që më shtyn edhe më tej”, tha Prochazka. /Sport Ekspres/