Qaka rikthehet pas dëmtimit, Bekali fërkon duart nga biznesi i bërë!

 

Tension, tifozeri e çmendur dhe gjashtë gola… Derbi i Bukureshtit mes Steauas, që tashmë ka ndryshuar emër pasi quhet FCSB, dhe Dinamos ka përfunduar në një barazim 3-3.

Një ndeshje që ka pasur gjithçka që duhet, përfshirë këtu edhe një rikthim me vlera sidomos për kombëtaren e Shqipërisë, pasi në minutën e 72-të, në fushë është aktivizuar për Steauan Kamer Qaka, mesfushori kuqezi, i cili u dëmtua vetëm një javë më parë në ndeshjen e kampionatit.

https://www.youtube.com/watch?v=glG9g8u93ac

Sakaq, sipas ish-lojtarit të Rumanisë, ndihmës trajner te Politeknika Iashi, presidenti i Setauas, Xhixhi Bekali, e bleu për 400 mijë euro pa u menduar gjatë sepse e ka të sigurt që për punë një sezoni ose edhe më shumë, do ta shesë të paktën 2 mln euro. “Bekali vuri bast dhe jam i bindur që do ta fitojë, ashtu si kemi parë gjithmonë”, tha Eugen Trika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *