Qaka kërkohet nga të gjithë, Iashi vendos çmimin

CSM Poli Iashi ka bërë një biznes të shkëlqyer këtë verë, kur mori nga kampionati norvegjez Kamer Qakën, pa shpenzuar asgjë. Një blerje spektakolare, pasi mesfushori shqiptar në pak muaj është kthyer në një yll në kampionatin rumun dhe është bërë pjesë e kombëtares shqiptare, duke debutuar në Turqi.

Është vetëm 22 vjeç dhe deri këtë verë nuk njihej nga askush jashtë Norvegjisë, duke luajtur vetëm 28 ndeshje në Eliteserien dhe 36 në divizionin e dytë. Iashi e mori falas, duke pasur 75% të kartonit, ndërsa tani Qaka ka rënë në sytë e shumë klubeve dhe zyrtarët e Iashit konfirmojnë për ProSport.ro se CSU Krajova dhe Braga kanë shprehur interes, ndërsa ka zëra se në janar edhe Steaua (FCSB) dhe CFR Kluzhi, do të bëjnë një ofertë.

Për pasojë, Iashi ka vendosur edhe çmimin për yllin e vet: “Qaka është nën kontratë për dy vite dhe çmimi nga i cili nisin bisedimet është 1 milion euro. Ky çmim është në marrëveshje me agjentët e tij, të cilët e sollën tek Iashi”.

Qaka përfaqësohet nga italiani Alesandro Garini dhe kalimi i tij në Rumani është mundësuar nga palë të treta, që kanë kërkuar 25% të shumës së transferimit të ardhshëm.

EXCLUSIV | Concuren?? acerb? pentru Becali! Omul pe care a pus ochii finan?atorul FCSB e dorit de un club important din Portugalia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *