Adrian Ambrose, presidenti i Poli Iashit, para pak ditës dha një deklaratë të fortë në lidhje me mesfushorin Kamer Qaka. Ky vit nuk kishte nisur mirë për mesfushorin, i cili kishte luajtur vetëm katër ndeshje. Kreu i klubit rumun u shpreh se Qaka do kalbej në stol dhe e gjitha vinte prej mungesës së angazhimit.
“Kartonët që dëmtojnë skuadrën paguhen nga lojtarët, sidomos kur janë në sasi të mëdha dhe pa justifikim. Për këtë arsye, Qaka ka marrë shumë gjoba. Ai nuk e ka më mendjen te futbolli, por te merkatoja. Nuk jep maksimumin në stërvitje dhe për pasojë as në ndeshje. Faji i menaxherëve, që shkatërrojnë futbollistët. Nëse vijon kështu, do kalbet në stol dhe askush nuk do e dojë më”, shprehej Ambroze.
Reagimi sa duket ka qenë i menjëhershëm, pasi Kamer Qaka e ka nisur titullar ndeshjen që Poli Iashi po luan me Konkordian në shtëpi. Një lajm i mirë për mesfushorin, i cili sezonin e shkuar ka qenë një nga më ët mirët dhe në verë FCSB bleu kartonin e tij.