Punime në tribunën karshi dhe vendosja e ndriçimit, presidenti i Egnatias premton: Ndeshjet në garat europiani do t’i luajmë në shtëpi

Klubi Egnatia ka njohur opinionin publik me zhvillimet e fundit në punimet që po kryehen në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kryesia e klubit ka bërë me dije se po punohet me ritme të shpejta në dërtimin e tribunës karshi, si dhe së shpejti do të vendoset edhe ndriçimi në stadium. Presidenti Demrozi zotohet se në vitin e ardhshëm, Egnatia do të ketë mundësinë t’i luajë ndeshjet në garat e UEFA-s në stadiumin e saj.

“Vazhdon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës karshi të stadiumit “Arena Egnatia”. Gjatë ditëve në vazhdim do të nisë puna dhe për vendosjen e sistemit të ndricimit. Arena Egnatia nga sezoni i ardhshëm do të presë të gjitha ndeshjet e kompeticioneve europiane, një premtim ky i Presidentit të klubit, z. Demrozi”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/