Puna nuk është kurrë turp! Trajneri i Tiranës nuk ka pushim, rikthehet si dikur me reklamën e famshme

Nga Klaudio Ndreca

Puna nuk është kurrë turp, por vetëm një vlerë e shtuar për çdo person që nuk e çon kohën dëm më kot. Ndërkohë trajneri i Tiranës, Egbo, kërkon që të jetë i angazhuar gjithmonë, edhe në këtë kohë pushimi të detyruar në karantinë.

Një pjesë të madhe të kohës e kalon me stërvitje personale, për të mos i kërkuar vetëm lojtarëve që të mbajnë formën, por duke mos e lënë as veten pas dore. Më pas për të parë ndeshje të shumta që do i nevojiten për skuadrën me vazhdimin e kampionatit dhe koha mbetet edhe për pak punë në shtëpi. Si dikur me reklamën e famshme teksa lyente murin, Egbo tregon në “Facebook”: “Puna e re, pa stres”. /Sport Ekspres/