Puna e madhe iu shpërblye! Transferimi i Myrto Uzunit te Granada, i dyti më i lartë në çmim në gjithë historinë e futbollit në Hungari

Myrto Uzuni do të kalonte te Granada në orët e fundit të merkatos dimërore. Sulmuesi shqiptar i siguroi vendin vetes në La Liga me punën e madhe që kishte bërë prej vitesh. Vonoi, por shansi do t’i jepej dhe nuk mund të harronte për të. Ndërkohë sipas mediave hungareze, shitja e Uzunit te Granada për 4 milionë euro është e dyta më e shtrenjta në gjithë historinë e futbollit të Hungarisë.

Në vendin e parë është Muhamed Besic, po i Ferencvaros, që do të shitej për 4.8 milionë euro pasi shkoi te Evertoni në 2014. Myrto Uzuni mban vendin e dytë dhe në të tretë renditet Krisztian Nemeth me 3 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online