Historia vazhdon në “Premier League” me një golashënues të ri që ka shpërthyer papritur. Bëhet fjalë për Temu Pukki, që këtë herë ka shënuar ndaj Manchester City, në fitoren e Norwich me rezultatin 3-2.
Një realizim dhe një asist prej këmbëve të finlandezit mjaftonin për të thyer ekipin e Guardiolës. Vetëm një gol ka ardhur nga Aguero, që shërbeu vetëm për statistikë. Puki ka shënuar 6 gola deri tani në kampionatin anglez, ndërsa arriti të tundte rrjetën edhe me Finlandën në dy rastet ndaj Italisë dhe Greqisë. /Sport Ekspres/