Kosova do të ndeshet ndaj Moldavisë dhe Greqisë në takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Fillimisht dardanët do të përballen me Moldavinë në tre shtator, me sfidën që do të zhvillohet në Itali. Më pas do të vijnë në shtëpi për të pritur Greqinë në 6 shtator, atje ku mes emocioneve do të zhvillohet edhe përballja në “Fadil Vokrri”.
Me dy mungesa të rëndësishme vijnë djemtë e Shaland në këtë përballje pasi nuk do të kenë Vedat Muriqin dhe Edon Zhegrovën. “Insporti” ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së tyre atje ku raportohet se sulmuesi i Fenerbaçes vuan nga një dëmtim, ndërsa sa i përket Zhegrovës ishte zgjedhja e trajnerit të cilën do ta shpjegojë në konferencën për shtyp. /Sport Ekspres/