Pas largimit të Paulinjos në Kinë, Barcelona mund të humbasë dhe një lojtar tjetër. Fjala është për sulmuesin brazilian Filipe Kutinjo. 26-vjeçari iu bashkua ekipit spanjoll verën e kaluar kur la ekipin e Liverpulit dhe erdhi në Katalunjë. Interesimi për të ka ardhur nga ekipi i PSG-së.
Francezët janë të fiksuar pas Champions Leagues dhe po mendojnë të bëjnë disa goditje “big” në merkato. Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë nisur një ofertë prej 270 milionë eurosh për brazilianin. Ata duan të ngacmojnë drejtuesit e Barcelonës për të parë nëse janë të gatshëm të ulen në bisedime me PSG.
Klauzola e lirimit të Kutinjos është 400 milionë euro, por vështirë se francezët do të arrijnë në aq shifra të çmendura.Pas Kantes, duket se francezët kanë hedhur “grepat” te ekipi i Barcelonës. Bashkimi i Kutinjos me Nejmarin do të ishte i frikshëm, pavarësisht se me Brazilin nuk arritën shumë. Ky interesim i PSG-së për lojtarin e Barcelonës i bën dhe më shumë dalje Angel Di Marias nga ekipi i PSG-së.