Fitorja bindëse 3-0 në supersfidën e sezonit në Francë, kundër Marsejës, nuk e ka gëzuar shumë PSG-në, sepse klubi parisien është në ankth për yllin e vet Nejmar. Braziliani pësoi një dëmtim serioz në kyçin e këmbës së djathtë dhe u transportua jashtë me barelë.
Sot Nejmari postoi në Instagram një fotografi të këmbës së tij t fashuar, duke shkruar “E mbylla për sot”, shenjë se është e pamundur që të zhvillojë stërvitje, apo të lëvizë lirisht.
Mbrëmë trajneri Unai Emeri ishte optimist se Nejmari do të riaftësohej në kohë për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Real Madridit javën e ardhshme, edhe pse ylli brazilian doli i përlotur nga fusha, për shkak se ndrydhi keq kyçin e këmbës dhe u duk fillimisht një dëmtim goxha serioz.
“Kontrollet e para tregojnë për një ndrydhje, por do të bëjmë kontrolle të tjera mjekësore, për të qenë të sigurt. Për momentin jemi optimistë, në këtë moment do thosha që Nejmari do luajë javën e ardhshme”, tha Emeri, ndërsa skanimet pas ndeshjes treguan se nuk bëhej fjalë për ndonjë frakturë dhe e ndrydhura nuk ishte aq serioze sa u mendua fillimisht. Gjithsesi, Nejmari do të mungojë në ndeshjet e Kupës së Francës kundër Marsejës të mërkurën dhe me shumë gjasa do të pushojë edhe në fundjavë, në ndeshjen e kampionatit naj Truasë.
Neymar’s status for #PSG against Real Madrid will be in question after this nasty ankle injury … pic.twitter.com/krFQTavVgG
— Goal (@goal) February 25, 2018