PSG janë gati për çmenduri, 700 milionë euro për të sjellë Mesin në Francë nuk janë problem

Lionel Mesi ka pushtuar faqet e para të gazetave sportive në botë, teksa po mendon seriozisht largimin nga Barcelona, ku ka kaluar gjithë karrierën e tij deri më tani. Situata te klubi katalanas është bërë e padurueshme për të dhe duket se nuk ka kthi pas.

Padyshim që një lajm i tillë ka vënë në lëvizje shumë skuadra të mëdha europiane, pasi në fund të fundit të gjithë do të donin të kishin në grupin e tyre një nga lojtarët më të mirë që njeh historia e futbollit., Por shifra e kripur që shoqëron transferimin e tij është diçka që i bën të stepen.

Ylli argjentinas ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, por kjo me sa duket nuk e tremb PSG-në, që është gati të hidhet në çmeduri. Francezët kanë një buxhet të shëndoshë dhe sipas asaj që ka bërë të ditur gazetari i “Mundo Deportivo”, klubi po mendon mënyrën si të sjellë Lionel Mesin në Paris.

“Në Katar po studiojmë që tani si të financojmë mbërritjen e Lionel Mesit te PSG-ja pa rënë ndesh me “fair play”-n financiar të UEFA-s. Dhe më e rëndësishmja, pa hequr dorë nga Kilian Mbape dhe Nejmar, që janë të paprekshëm”, raporton Francesc Aguilar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *