Barcelona u mposht me shifrat e thella 4-2 nga PSG-ja mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje e dominuar nga parisienët, të cilët rikonfirmojnë veten si favoritë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë Hansi Fliku ka deklaruar për mediat se titujt nuk fitohen në tetor, duke mos i dhënë rëndësi kësaj humbjeje. Sa i përket mungesës së disa lojtarëve kryesorë në formacion, e veçanërisht Rodrit, trajneri i katalanasve ka pranuar se është ndikuar nga përballja me Realin në fundjavë.
“Duhet të them se në tetor nuk mund të fitosh tituj. Titujt, e veçanërisht Liga e Kampionëve, fitohen në maj dhe qershor. Rodri? Po. Ai luajti shumë minuta edhe me Kombëtaren. Në fund të fundit, Rodri është i freskët për të dielën”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/