“Pse të mos e fitojmë Kupën e Shqipërisë“? Goxha tregon hapur objektivat e Egnatias: Jemi të vetmit që kemi dy ekipe brenda në një

Egnatia fitoi sot me rezultatin 1-0 kundër Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Rezultati e lë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit, por Jurgen Goxha beson se rrogozhinasit mund të shkojnë deri në fund të këtij kompeticioni. Në një intervistë me Drilon Xhepollarin në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News” pas ndeshjes, Goxha ka treguar objektivin e Egnatias dhe shton se Kupa mund të vijë në Rrogozhinë këtë sezon.

“Të kënaqur, sepse një objektivat tanë është edhe Kupa e Shqipërisë për të shkuar në Europë. Hodhëm një hap për të kaluar në turin tjetër. Por nuk ka mbaruar asgjë, sepse rezultati 1-0 është i hapur. Jemi në vendin e tretë në kampionat dhe nëse kampionati do të mbaronte kështu, atëherë do të ishim ne në Kupat e Europës. Por nuk i dihet. Përse jo Egnatia të mos e fitojë një trofe? Kupa e Shqipërisë mund të jetë e mundur, sepse e kemi treguar që jemi një kockë e fortë në kampionatin shqiptar. Objektivi jonë është Europa.

Ekipi i Egnatias nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment. Jemi ekipi i vetëm që kemi dy ekipe brenda një ekipi. Kemi fituar me të gjithë ekipet, përveç Tiranës, por edhe me Tiranën do ta provojmë përsëri. Ne nuk kemi frikë asnjë”, është shprehur ndër të tjera Jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online