“Pse nuk këndonin kohë më përpara?”! Pep Guardiola “turpëron” tifozët e Liverpul: Edhe tani kur jemi keq, kënduan kur bën golin e 2

Pep Guardiola ka pasur një përplasje ironie në distancë me tifozët e Liverpulit. Këta të fundit nisën të këndonin për trajnerin kundërshtar: “Ti do të shkarkohesh nesër në mëngjes, ti do të shkarkohesh nesër në mëngjes”.

Nervat nuk e mbajtën më trajnerin e Manchester City që i tregoi numrin 6, të titujve që ka fituar në Premier League. Madje edhe pasi ndeshja mbaroi dhe ekipi shkoi për të duartrokitur tifozët, Guardiola bëri sërish me duar numrin 6, që tregon titujt e fituar prej tij.

Në konferencën për shtyp, Guardiola ka vazhduar me ironinë e tij duke thënë se edhe në momentin e tij më të keq, tifozët e Liverpul e kishin prapë frikë pasi kënduan me ironinë e shkarkimit vetëm pasi u siguruan me golin e dytë, nuk e bën këtë gjë në rezultatin 1-0, me ndeshjen që do të ishte më e hapur.

“Liverpuli e meritoi fitoren, e duartrokita. Po e kam thënë, më ktheni ekipin tim dhe do ta shihni ndryshimin, unë jam i bindur se situata do të ndryshojë. Të gjithë e kanë një pikë të tillë dhe nga këtu ne do të ndërtohemi, jam i bindur për këtë, kthesa do të vijë. Nuk e prisja nga tifozët e Liverpulit që të vepronin në këtë mënyrë ndaj meje. Megjithatë nuk ka problem, përse nuk këndonin disa kohë më parë kështu? Gjithsesi, edhe tani e bën në momentin kur rezultatin shkoi 2-0, jo më para”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/