Gjithmonë në televizionet shqiptare shohim një dyndje të emisioneve dhe programeve me prezantuese dhe gazetare femra, që në fakt nuk thonë asgjë. Përveç bukurisë dhe pamjes së jashtme, fjalët e sakta të dala nga to numërohen me gishtat e njërës dorë.
Fundja, çfarë ndryshimi ka modelja nga gazetarja? Në Shqipëri nuk ka për t’u kuptuar, thuajse asnjëherë. Megjithatë, Dritan Shakohoxha ka folur në lidhje me këtë temë në emisionin “Mos i fol Shoferit” që transmetohet në “RTV Ora”:
“Nuk shoh vajza të shëmtuara që drejtojnë emisione në television, sepse është normale që ti do zgjedhësh një person që të jetë i pranueshëm për ekran. Tani mirë burri huaj është në shtëpi kthen kokën, ka njëzet vjet po të njëjten grua që s’ka lyer flokët, sa është zgjuar nga gjumi në mëngjes ajo e shëmtuar të shohi dhe këtë të shëmtuar në televizion tani”, ka thënë Shakohoxha. /Sport Ekspres/