“Pse ika si trajner nga Shqipëria? Martesa funksionon në dyshe”! Redi Jupi: Kombëtaren ta drejtojnë edhe nga Superiorja

Redi Jupi ka bërë një intervistë të gjatë për “Fax Web”, atje ku ka prekur edhe temën e trajnerit te Kombëtarja. Kështu duke iu kthyer edhe kohës kur ka drejtuar vetë Shqipërinë U-21, ndërsa shprehet se largimi në atë moment erdhi pasi nuk po funksiononte më martesa. Gjithashtu ka edhe një këshillë për Kombëtaren, që ta drejtojnë dhe të shohë edhe për trajnerët e Superiores që bëjnë sukses në kampionatin tonë.

“Po të isha për të ndenjur si trajner, do të kisha vazhduar rrugën time te ndonjë klub. Pse ika nga Shqipëria? Në një martesë funksionohet në dyshe. Në atë moment, të dy palët ishim të bindur për divorcin. Unë në atë moment nisa dhe po ngrija kompeksin sportiv, kisha në plane për ekipet zinxhire.

Trajner për Superiore ka dhe gjen, ndërsa akademi të këtij niveli, nuk ka. Prandaj doja të bëja një gjë të tillë dhe prandaj u fokusova aty. Kombëtarja? Ka pasur një histori me trajnerë shqiptarë që kanë mbaruar te Hafizi. Pastaj kemi pasur vetëm trajner të huaj. Në momentin që flasim të gjithë të huajt që vijnë, nuk janë më shumë të mirë sesa trajnerët shqiptarë që ne kemi këtu tani. Të gjithë ata trajnerë shqiptarë që bëjnë mirë në Superligë, që fitojnë tituj apo që e merr një skuadër nga hiçi dhe e çon në “Europa League”, e meritojnë Kombëtaren. Ne duhet të shohim nga vendi tani, të shohim për lojtarë dhe trajnerë të Superiores”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online