Prozhektorët kthehen nga Kombëtarja, Reja publikon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e qershorit

Me kampionatin e mbyllur dhe finalen e Ligës së Konferencës të përfunduar me sukes, vëmëndja e shqiptarëve kthehet te Kombëtarja. Kuqezinjtë do të luajnë tre sfida në muajin qershor, ndër të cilat dy janë të vlefshme për Ligën e kombeve dhe njëra është miqësorja kundër Estonisë.

Trajneri Edoardo Reja ka vendosur se cilët do të jenë lojtarët që do të ketë në dispozicion muajin e ardhshëm dhe nesër do të bëjë publike listën. FSHF ka njoftuar mediat se trajneri i Kombëtares do të jetë i pranishëm në një konferencë për shtyp ditën e nesërme, ku do të flasë për lojtarët e ftuar si dhe objektivat në këto ndeshje të radhës.

“Përshëndetje të gjithëve! Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë nesër (e premte) ora 12:00 në konferencë për median, ku do të flasë për listën kuqezi dhe objektivat në tre ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Kompleksit Tropikal në Durrës. Ftohet media të jetë e pranishme”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së për mediat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *