“Provat janë mbledhur prej 4 vitesh”! Ish-gazetari i Sky Sport i bindur: Manchester City do të përjashtohet nga Premier League

Të gjithë janë të bindur se Manchester City do të ndëshkohet dhe debati më i madh është se si do të ndëshkohet skuadra aktualisht më e mirë në botë. Ish-gazetari i Sky Sports, Geoff Shreeves pretendon se ka informacione që thonë se Manchester City do të bie nga Premier League.

Në shkurt 2023, u konfirmua se një hetim ishte nisur kundër Manchester Cityt për shkelje të një numri të madh rregullash financiare. Thuhet se provat u mblodhën për katër vjet. Në fillim të këtij sezoni, të gjithë u habitën kur Evertonit iu hoqën papritur 10 pikë për shkelje të disa rregullave që lidhen me lojën e ndershme.

Duke marrë parasysh që Evertoni kishte shumë më pak shkelje të rregullave sesa Manchester City, të gjithë filluan menjëherë të mendojnë se çfarë lloj dënimi i pret “Qytetarët”. Një ish-gazetar i Sky Sports, i cili pretendon se ka informacione të caktuara, tani ka folur për gjithçka.

“Rastet e Evertonit dhe Manchester Cityt janë shumë të ndryshme. Ju nuk mund t’i krahasoni drejtpërdrejt të dyja. Everton kishte një dialog me majën e Premier League gjatë gjithë kohës. Po, gjatë gjithë procesit.

Nga ana tjetër, Manchester City shkon në gjyq, por vetëm pas dy vitesh. Është një proces i gjatë, i gjatë. Sipas informacioneve që kam, nuk shoh zgjidhje tjetër për drejtuesit e Premier League, përveçse të largojnë Manchester Cityn nga liga, sigurisht nëse ata konfirmojnë atë që më ka ardhur dhe i gjejnë fajtorë”, tha ndër të tjera Shreeves. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online