Gjilani është duke u përballur ndaj Dritës në një derbi të zjarrtë, që ka stërmbushur shkallët e stadiumit në Kosovë. Një përballje kjo që gjen edhe shumë ish-protagonistë të Superiores, aqsa vetëm te vendasit që drejtohen nga Mezani, gjenden nga minuta e parë 9 të tillë.
Goli i parë i takimit ka ardhur nga ish-mbrojtësi i Kukësit, Ardian Cuculi. Ky i fundit ka realizuar me kokë pas krosimit që erdhi nga krahu i djathtë i goditjes së këndit. Protesta të mëdha kishte te kryesori i takimit nga lojtarët e Gjilanit, duke pretenduar për faull në atë aksion të golit. Por rezultati është 0-1 dhe po vendos ai gol me kokë i Cuculit. /Sport Ekspres/