Armando Broja arriti që të mposht i vetëm Hungarinë duke i dhuruar fitoren e dytë Shqipërisë. Menjëherë pas këtij takimi ka reaguar edhe gazetari i njohur në vend, Artan Hoxha. Sigurisht, jo për futbollin, por në këtë rast ka të drejtën legjitime si çdo tifoz shqiptar për të treguar emocionet që i ka dhuruar Armando Broja. “Edhe kaq mjafton që të ndihesh krenar se je shqiptar.
Një supergol që kishte brenda veprimin dhe fuqinë e goditjes së Arben Mingës ndaj Belgjikës, dinakërinë, driblimin dhe teknikën e Sokol Kushtës në golin e magjishëm ndaj Partizanit të Beogradit dhe një goditje që topi la në ajër me fishkëllimën e njëjtë si Aliaj kundër Greqisë, por edhe pozicionimin dhe goditjen e Balajt kundër Portugalisë. Ky gol duhet të jepet për festat e Flamurit, për Krishtlindje, për Bajramin e Madh, për Sulltan Nevruz dhe madje për Vitin e Ri”, shkruan Hoxha. /Sport Ekspres/