Pronari i Milanit, Gerri Kardinale, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku nuk kanë munguar as thumbimet. Ai ka thënë se nuk dëshiron të fitojë trofe dhe më pas të falimentojë sikurse ndodhi me Interin.
“Mendoj se Milani e ka potencialin të bëhet një kompani 5 miliardë euroshe. Të fituarit trofe është padyshim një objektiv i rëndësishëm, por duhet ta balancojmë me të fituarit në mënyrë të zgjuar. Interi fitoi titullin dhe pastaj falimentoi. Këtë duam?”, ka thënë Garri Kardinale./Sport Ekspres/