Prokuroria heq dorë, nuk ka prova ndaj Skënderbeut

UEFA e përjashtoi Skënderbeun për 10 vite nga kupat e Europës, duke marrë për bazë vetëm raportet e tregut të basteve, pasi siç thotë vetë qeveria e futbollit evropian “është e pamundur që të bashkëpunohet me Prokurorinë dhe policinë shqiptare për të gjetur prova të tjera”.

Në fakt, prokuroria e ka hapur një hetim prej më shumë e dy vitesh, duke marrë shkas nga dosja që ka ardhur nga UEFA dhe është dorëzuar në Prokurori nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Megjithatë, dhe ky lajm nuk përbën ndonjë surprizë të madhe, hetimi për fiksim rezultatesh nuk gjeti prova, raporton Top-Channel.

Autoritetet vendase janë munduar gjatë kësaj periudhe të grumbullojnë materiale dhe prova të ndryshme, por pa rezultat. Disa muaj më parë, Prokuroria mori në pyetje lojtarë, trajnerë dhe drejtues të skuadrës korçare në lidhje me dyshimet e ngritura për fiksim apo paracaktim rezultatesh, akuzë që vinte paralelisht me atë të grupit të strukturuar kriminal.

Për këtë arsye, së fundi Prokuroria ka vendosur që të kërkojë informacion edhe nga disa shtete të ndryshme, ku ndodhen kompani ndërkombëtare bastesh të cilësuara si të dyshuara, e sipas UEFA-s mund të jenë luajtur këto ndeshje që janë në raporte.

Gjithsesi, edhe ky është një hap pa asnjë vlerë, sepse bastet më të mëdha luhen në Azi dhe nga Azia nuk vjen asnjë informacion, as për Interpolin, jo më për Prokurorinë shqiptare. Kjo për fatin se kompanitë e basteve të tregut aziatik e kanë politikë të tyre mosnxjerrjen e asnjë të dhëne në lidhje me ndeshjet e bastet e luajtura.

2 thoughts on “Prokuroria heq dorë, nuk ka prova ndaj Skënderbeut

  1. –JA PRA ME NE FUND–E VERTETA TRIUMFON GJITHMONE -.SKENDERBEU I PASTER SI DRITA E DIELLIT..-PAS GJITHE ATIJ- KRIMI MONSTRUOZ-PRESIONEVE -INTRIGAVE -SHANTAZHEVE -SHPIFJEVE DHE HIPOKRIZIVE NDAJ NJE PREJ SKUADRAVE ME TE FAMSHME NE SHQIPERI -QE LA GJURME TE PASHLYESHME NE EUROPE–SKENDERBEU DEL I PASTER-..QENTE-DHE HIJENAT QE PERGATITIEN NJE MASAKER TE NDYRE-NDAJ KETIJ-SKENDERBEU MAGJIK- SHTANGEN-HESHTEN-U PERTYPEN MBYTURAZI DUKE VJELLE GJAK-TE ZI–ULERIJNE ME VETE -U DRITHERUAN-E SHEMBEN PERTOKE -U RREZUAN PERJETESISHT-PER TE MOS U RINGRITUR ME -..SKENDERBEU –JETON –DHE DO TE –JETOJE– NE JETE TE JETEVE –ASKUSH NUK MUND TA ”VRASE” ATE -PA ASNJE -FAJ-PA ASNJE FAKT -PA ASNJE DESHMITAR-PA ASNJE PROVE-..E GJITHE SHQIPERIA DHE E GJITHE BOTA E FUTBOLLIT EUROPJAN TASHME ESHTE ME SKENDERBEUN-HEROIK-..

  2. The king is coming!
    Eshte e turpshme te degjosh cfare behet me klubet e tjera… presidenti godet lojtaret, Flamurtari “skadoi”, Partizoni… do ta shikoje se shpejti.
    Tironcat (dhe ata qe partizanin e deshen pasi ne fshatrat e tyre nuk kishte futboll) do te presin edhe disa vjet… shume fatkqeqsisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *