Projeksioni u shijon shumë zikaltërve! Juventusi humb me Napolin, Interi mund të fitojë Serinë A në derbin me Milanin

Juventusi ka humbur në mbrëmjen e sotme ndaj Napolit në transfertë. Vendasit fituan në shifrat 2-1 falë golave të Kvarashtvilla dhe Raspadorit. Ndërkohë golin e vetëm te Juventusi e shënoi Chiesa. Kjo fitore i ka shijuar më shumë Interit, pasi ndjekësi më i afërt, Juventusi, bëri një tjetër hap të gabuar. Për momentin diferenca është 12 pikë, por Interi ka një ndeshje për të luajtur në mbrëmjen e nesërme dhe ka shansin e artë për ta thelluar diferencën në 15 pikë.

Sipas një projeksioni, nëse zikaltërit nuk do të ndalen me fitoret e tyre, titulli kampion mund të fitohet në derbin me Milanin. Pas atij takimi do të zhvillohen edhe pesë takime të tjera për t’u mbyllur kampionati në Serinë A dhe ka shumë mundësi që Interi jo vetëm që t’i mjaftojë fitorja me Milanin, por ndoshta edhe një barazim mund t’i mjaftojë për të fituar para syve të armiqëve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online