Procedohen 9 tifozë për aktet e dhunës në derbi, në kërkim 2 tifozë që ideuan planin e frikshëm

Incidentet dhe përplasja mes tifozerive në derbin që u zhvillua mes Tiranës dhe Partizanit, ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Policisë. Nëpërmjet një njoftimit të fundit, 9 tifozë janë proceduar, ndërsa 2 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu policia thekson se një tifoz, E.B, kishte thyer masën e “arrest shtëpie”, duke u konfrontuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu është verifikuar edhe versioni i nxjerrë në mbrëmjen e djeshme nga “Sport Ekspres”, se dy tifozët e shpallur në kërkim dyshohet se janë ata që kishin hapur gropat dhe i kishin mbushur me lëndë piroteknike me mekanizmin me ndezje elektrike. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë nga Policia

Tiranë

9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;

– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu r referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online