Arjan Peço do të vinte re te Kosova një problem të madh e detaj që kishte shpëtuar më parë. Pikërisht në përballjen vëllazërore kundër Shqipërisë, atje ku sa herë që një futbollist dardan e tepronte me mbajtjen e topit duke gabuar, shokët e tjerë bënin gjeste “të çuditshme”. Disa duke thënë fjalë nëpër dhëmbë e të tjerë duke tundur kokën në shenjë mos dakortësimi.
Kjo situatë ndikon negativisht për të humbur harmoninë e grupit. Futbolli është një lojë grupi dhe jo një sport individual. Për këtë arsye edhe trajneri Gatuzo e ka bërë të qartë për lojtarët pas fitores në shifrat 4-0 kundër Romës se kërkon duartrokitje kur dikush prej futbollistëve humb topin dhe jo ofendime. Gjithashtu është prekur edhe tema mbi ndeshjen që nuk u zhvillua mes Juventusit dhe Napolit.
“Ne duhet të luajmë me të njëjtin intestitet dhe dëshirë. Mua më pëlqen momenti kur dikush nga ne bën një gabim dhe shokët e skuadrës i japin një duartrokitje të madhe dhe jo një: “Shko q..”. Do të zemërohesha shumë në këtë mënyrë. E mendoj ende atë takim që nuk u zhvillua ndaj Juventusit. Ne kemi 18 pikë, i kemi mbledhur ato në fushë. Unë dhe djemtë shkuam në autobuz për t’u larguar drejt Torinos, por ka shkuar keq e gjitha kjo. Kemi një ndeshje dhe pikë më pak, shpresoj që të drejtësia të marrë rrjedhën e saj”, ka thënë Gatuzo. /Sport Ekspres/