Anglia do të përballet ditën e sotme me Hungarinë për të konsoliduar vendin e parë. Momentalisht ishullorët kanë 19 pikë dhe një fitore ndaj kundërshtarit të fundit të Shqipërisë do ta bënte më të sigurtë këtë objektiv. Trajneri Southgate ka fatin të ketë në organikë lojtar mjaft të mirë, duke patur shumë mundësi zgjedhjeje. Megjithatë ai deklaron se është mjaft e vështirë për të të krijojë 11-shen titullare, pasi të gjithë meritojnë të luajnë.
“Do të kemi disa ndryshime në këtë ndeshje, pasi dua t’i kënaq të gjithë lojtarët. Kam dhimbje koke sa herë që krijoj formacionin dhe ndonjëherë më duket sikur bëj krim ndaj disa lojtarëve. Por kjo është skuadra dhe më duhet të aktivizoj vetëm 11 lojtarë”- u shpreh Southgate./Sport Ekspres/