Gazetari i njohur italian, Mario Sconcerti ka folur për merkaton në Seria A dhe shpjegon përse asnjë nga ekipet nuk ka bërë ende goditjet e para. “Tek Napoli, Insigne është larguar për në Kanada por drejtuesit duhet të zgjidhin edhe çështjet e Zielinski, Fabian Ruiz dhe Politano. Nëse askush nuk largohet atëherë askush nuk vjen.
Më transferimin e Bellanova tek Inter do të vinte dhe largimi i Dumfries. Ardhja e Dybala dhe Lukaku do të sillte 1 ose 2 shitje të rëndësishme për klubin. Sot klubet duhet të përfundojnë me fitime në bilanc pasi humbjet do të sillnin fundosjen. Juventus duhet të lëvizë në merkato ndërsa Milan ka humbur Kessie dhe Ibra. Wshtë një merkato që ende ska filluar.
Barcelona është në vështirësi ekonomike të mëdha dhe shumë pak skuadra janë në atë gjëndje. Nëse kjo gjëndje do të bllokonte dhe transferimin e Franc Kessie, ai do të pranontë të qëndronte tek Milan-i. Maldini ka bllokuar tashmë Renato Sanches dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtare. Jam kurioz nëse Kessie do të kthehet sepse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit”- u shpreh Sconcerti në intervistën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/