Portieri që dërgoi Kombëtaren në Botëror pasi kërcente para penalltive, ndryshon menjëherë rregulli për 11 metërshat

Portieri australian Andrew Redmayne është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për mënyrën se si e mbrojti portën gjatë penalltisë në play-off të Kupës së Botës kundër Perusë. Redmayne kërcente përgjatë vijës, para çdo penalltie. Kjo taktikë rezultoi efikase pasi mbrojti penalltinë me të cilën e çoi vendin e tij në Kupën e Botës në Katar.

Rastësisht ose jo, menjëherë pas kësaj, Shoqata Ndërkombëtare për Rregullat e Lojës (IFAB) ndryshoi rregullat sa i përket penalltive. Nga 1 korriku, në çdo penallti, portierët do të duhet të qëndrojnë në vijën e portës me të dyja këmbët, pavarësisht nëse bëhet fjalë për penallti gjatë pjesës së rregullt të ndeshjes apo në serinë e penalltive. Pra portierët nuk do të lejohen që të qëndrojnë me një këmbë dhe të ecin përgjatë vijës, për të përsëritur lëvizjet e Redmayne. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online